Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksidenti i rëndë/ Këmbësori humb jetën pasi u përplas nga një automjet në autostradën Vlorë-Fier

    Etmond Guri: Nga Greqia janë organizuar autobusë dhe automjete për protestat kundër projektit në Zvërnec

    Rama në Vlorë: Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë dhe kur kanë varfëri në ëndrra

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Emigrantët në Shqipëri/ Ministri italian: Kur gjyqtarët kalojnë kufirin, ndërhyn politika

    October 19, 2024
    Emigrantët në Shqipëri/ Ministri italian: Kur gjyqtarët kalojnë kufirin, ndërhyn politika

    ITALI– Ministri italian i Drejtësisë Calo Nordio, gjuatë një conference të mbajtur në Palermo të Siçilisë, iu referua vendimit të djeshëm të gjykatës në Romë, që ka të bëjë me kthimin e 12 emigrantëve nga qendrat e mbyllura në Shqipëri.

    Ministri italian dhe një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministres së vendit, Giorgia Meloni ka thënë se   kur gjyqtarët kalojnë kufijtë e juridiksionit të tyre dhe besojnë se kanë kompetenca që nuk mund t’i ushtrojnë ndërhyn politika.

    “Kur gjyqtarët tejkalojnë kufijtë e juridiksionit të tyre dhe besojnë se kanë kompetenca që nuk mund t’i ushtrojnë, siç është shpallja e një vendi të sigurt, politika, e cila shpreh vullnetin e popullit, duhet të ndërhyjë. Ne i japim popullit fjalën, nëse njerëzit nuk janë dakord me atë që bëjmë ne, shkojmë në shtëpi. Gjyqtarët – që janë të pavarur dhe autonome, nuk i japin arsye askujt dhe për këtë nuk mund të kenë kompetenca, të cilat janë në thelb dhe qartësisht politike”.

    Ndër të tjera ai tha: Në lidhje me gjithë këtë çështje do të ndërmerren nisma legjislative” dhe se “vendimet specifike rrezikojnë të shkaktojnë incidente diplomatike, sepse kushdo që karakterizon një vend mik si Maroku si të pasigurt, mund të shkaktojë probleme. Vihet re se Italia ka ndërtuar dy qendra pritjeje në Shqipëri. Ky është plani i parë i një shteti të Bashkimit Evropian për të devijuar emigrantët në një vend jashtë BE-së.

    Plani synon të parandalojë ardhjet e parregullta në Itali , por është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut që thonë se kufizon të drejtat e emigrantëve.

    Rritja e presionit në Evropë mbi emigracionin ka bërë që shumë shtete të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Poloninë, të propozojnë ose miratojnë politika më të ashpra. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi këtë javë se vendi i saj  po jep shembull për pjesën tjetër të Evropës  me planin shqiptar. Një grup i vogël protestuesish u mblodhën në port të mërkurën./IlMessaggero

    kampi ne Gjader Ministri italian per emigrantet refugjatet ne gjader
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksidenti i rëndë/ Këmbësori humb jetën pasi u përplas nga një automjet në autostradën Vlorë-Fier

    June 5, 2026

    Etmond Guri: Nga Greqia janë organizuar autobusë dhe automjete për protestat kundër projektit në Zvërnec

    June 5, 2026

    Rama në Vlorë: Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë dhe kur kanë varfëri në ëndrra

    June 5, 2026

    Arkend Balla: Shqipëria po konsolidohet si një destinacion turistik ndërkombëtar

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.