Ditën e sotme Gjykata e Korçës caktoi masën arrest me burg për Ilir Çamin.
Në seancën gjyqësore mësohet se 41-vjeçari ka shprehur pendesë me pretendimin se konflikti ka ardhur për shkak se 46-vjeçarja i kishte borxh një borxh prej 5 milionë lekësh që ai ja ka dhënë në periudha të ndryshme të cilin autori i ka kërkuar t’ja kthejë.
Ju kujtojmë se ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës teksa Manderina Çela ka qënë duke ecur në rrugë në lagjen nr 4 në afërsi të spitalit rajonal të Korçës.
Autori dhe Çela shkëmbyen shkurtimisht një bisedë teksa kjo i fundit i ka thënë mos më përndiq.
Kaq ka mjaftuar që konflikti i tyre të agravonte deri në përdorimin e thikës që autori e posedonte.
Pavarësisht të gjithave ai ka thënë se është ende i dashuruar me Çelën.


