Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Manderina Çela nga spitali: Nuk e kam pasur partner Ilian, e di kush e nxit të më përndjekë

    November 7, 2024

    Manderina Çela, gruaja që ndodhet në spital me plagë thike, pasi tentoi ta vriste 41-vjeçari Ilir Çani, ka mohuar që mes saj dhe autorit të dyshuar të ketë pasur lidhje intime. Ajo thotë se ata nuk kanë qenë kurrë ish-partnerë, por ka ngritur akuza dhe ka paralajmëruar padi ndaj personave që ajo thotë se e nxisin prej 3 vitesh Ilian ta përndjekë.

    Në emisionin “Me zemër të hapur” ajo ka rrëfyer se Ilir Çami e përndiqte prej 3 vitesh me urdhër të një personi tjetër.

    Manderina Çela: Kam dhimbje, kam marrë plagë në fyt, dorë, krah, ku nuk ka marrë.

    Tentoi t’i merrte jetën ish-gruas/ Dëshmon mamaja e Manderina Çelës: Futeni në burg, çupa ka jetën e saj

    Ditën e djeshme, kishin nipin shtruar në spital, erdha këtu dhe i dhashë supë, ai më kishte prerë rrugën.

    Më përndjek prej 3 vitesh dhe më kërcënonte me jetë, ja siç më bëri. E kam denoncuar në polici, unë e denoncoja në mëngjes, policia e nxirrte në darkë. Nuk kam fare të bëj me këtë person, unë një burrë kam pasur dhe një kam, as të dashur nuk e kam, s’kam lidhje fare, ky është futur nga një x person, nuk dua të them emër.

    Nuk kam njohje të mëparshme me këtë person, është i futur nga dikush tjetër. Më ka dalë tek Katedralja, më kërkoi për të pirë kafe se pranova. E kam denoncuar mbi 10 herë. Erdhi në shtëpi, nuk e di se çfarë donte të më bënte, a të më vriste, por e kapi burri.

    Tentoi t’i marrë jetën ish-partneres në mes të rrugës, arrestohet Ilia Çani në Korçë

    Ka një vit që më erdhi në shtëpi. Nuk isha vetë, nuk dola, u trondita. U goditën me njëri-tjetrin dhe njoftova policisë. E dënuan me 6 muaj burg.

    Unë njihem me personat e tjerë. Nuk dua ta prek si histori, ka 3 vite që e kam mbyllur si muhabet. Midis Ilir Çamit dhe këtyre personave ka njohje, para pak ditësh mori nipin tim në telefon dhe i tha “Jam në lokal me x person në filan vend”.

    Isha ora rreth 09:00, më doli para spitalit. I thashë ‘largohu mos më dil më, më lër në hallet e mia, nuk kemi gjë bashkë, për çfarë më ndalon në rrugë”. Më tha: “Sot kam bërë plan për të të therur”. Nxori thikën dhe s’mbaj mend çfarë u bë. Më shtriu në tokë dhe më vendosi thikën në grykë, aty pashë një burrë që erdhi e kapi, e hoqi dhe pastaj nuk mbaj mend më gjë, shkova në spital pa ndjenja.

    Para një dite u shkëmbyem në rrugë, por nuk folëm. Donte të pinte kafe me mua, por se pranoja.

    Bashkëshorti e di ngjarjen, ai është tronditur, nuk ndihet mirë as ai dhe as fëmija.

    Do ta denoncoj edhe personin që ka shtyrë Ilir Çamin të më përndjekë.

    Ilia Cani Manderina Çela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    June 5, 2026

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

    June 5, 2026

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    June 5, 2026

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.