Policia ka arritur të vendosë në pranga shtetasin Ilia Çani, që paraditen e të mërkurës tentoi të vrasë me thikë ish bashkëjetuesen e tij.
Blutë bëjnë me dije se ajo është jashtë rrezikut për jetën aktualisht.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Korçë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, shtetasin I. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, pasi goditi me thikë shtetasen M. Ç., e cila aktualisht është jashtë rezikut për jetën.
FOTO/ Ky është ish-partneri që tentoi t’i marrë jetën Marjana Plakës sot në Korçë


