Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dogji Melisën me benzinë, Bledari ishte xheloz për ish-gruan, shkak u bë…

    August 31, 2024

    Bledar Trëndafili ka qenë në këmbë në momentin që ka djegur ish- bashkëshorten me bensinë, ndërsa është larguar me vrap pasi i ka vënë flakën.

    Motivi i kësaj ngjarje të rëndë sipas policisë, dyshohet të jetë xhelozia nga ana e autorit edhe pse çifti ishte në proces divorci.

    Melisa Trëndafili, 31 vjeçarja e cila është në rrezik për jetën pas plagëve të shumta të shkaktuara nga djegia me benzinë, jetonte pas divorcit me të ëmën dhe dy fëmijët e mitur, 3 dhe 5 vjeç.

    Rreth orës 16:30 të së shtunës, ajo ishte kthyer nga puna, por para shtëpisë ku jetonte me qira, ajo është ndalur nga ish bashkëshorti, Bledar Trëndafili i cili e ka lyer me benzinë, vënë flakën dhe më pas arratisur.

    Mësohet se Bledari edhe herë të tjera ka ushtruar presion ndaj bashkëshortes e cila jeton me qira në një prej rrugicave të lagjes Nr. 2 në afërsi të Bulevardit “Republika”.

    Ai i ka kërkuar Melisës të heqë dorë nga procesi i divorcit por ajo ka qenë kundër ribashkimit.

    Melisa është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar se djegiet e saj janë në gradë të rëndë.

    ‘Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe. Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

    Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.’- njofton policia.

    benzine Bledar Trëndafili korçë melisa trendafili
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    July 22, 2026

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.