Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama në Barcelonë për samitin “Në mbrojtje të demokracisë”, pritet nga Pedro Sánchez

    Britanikët “pendohen” për Brexit? Sondazhet: Rritet mbështetja për rikthim në BE

    Zbardhen emrat e grupit kriminal të Jetmir Pepës, dyshohet për trafik mbi 7 tonë ko*ainë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Deri në 200 euro për 30 minuta”/ Zbardhen përgjimet e eskortës turke: Gjatë Ramazanit puna binte

    May 26, 2025
    Prostitucion me 50 vajza, arrestohen 12 tutorë dhe një police

    Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg një shtetase turke, e akuzuar për ushtrim të paligjshëm të prostitucionit. E reja, e cila kishte hyrë në Shqipëri me idenë se mund të gjente punë fitimprurëse, rezulton se ishte përfshirë në një rrjet të organizuar prostitucioni, me kontakte të drejtpërdrejta përmes aplikacioneve të komunikimit.

    Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, vajza ka deklaruar se ishte joshur nga një mike për të ardhur në Shqipëri, e bindur se mund të siguronte të ardhura të konsiderueshme. Në Tiranë u prit nga një shtetas turk, Sinan Borat, ish-parukier në zonën e Astirit, që tashmë punonte si taksist “privat” për eskortat.

    “Më tha se në Tiranë fitohet shumë. Më prezantoi me një mik të tij që do më ndihmonte për strehim e gjithçka tjetër,” – deklaron vajza në dëshminë para hetuesve.

    Skema e funksionimit ishte e thjeshtë, por e mirëorganizuar: përmes një grupi në WhatsApp të quajtur “Isil”, menaxhohej gjithë aktiviteti. Në grup ndodheshin tre persona – vajza si punonjëse, një tjetër me pseudonimin Cansu që shërbente si operatore, dhe Hakan, i cilësuar si menaxheri i rrjetit dhe ndërmjetësi me klientët.

    Pagesat për shërbimin shkonin nga 150 deri në 200 euro për 30 minuta, ndërsa fitimi ndahej përgjysmë mes vajzës dhe Hakanit, i cili operonte nga Turqia. Qiranë e apartamentit e ndanin po ashtu mes tyre, dhe pasi grumbulloheshin para të mjaftueshme, një person i dërguar nga Hakan vinte t’i tërhiqte në dorë pranë banesës.

    Në bisedat e përgjuara nga prokuroria, vajza ankohej gjatë muajit të Ramazanit për rënien e kërkesës nga klientët, çka ndikonte direkt në fitimet e saj.

    eskorta turke Gjykata prostitucion Ramazani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama në Barcelonë për samitin “Në mbrojtje të demokracisë”, pritet nga Pedro Sánchez

    April 18, 2026

    Britanikët “pendohen” për Brexit? Sondazhet: Rritet mbështetja për rikthim në BE

    April 18, 2026

    Zbardhen emrat e grupit kriminal të Jetmir Pepës, dyshohet për trafik mbi 7 tonë ko*ainë

    April 18, 2026

    Tensionet SHBA–Iran përshkallëzohen: Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas ndalimit të 21 anijeve

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.