Gazetari dhe analisti i njohur Edmond Arizaj, shpreh dyshime mbi mënyrën se si deputetët e rinj me pak ose aspak karrierë politike kanë mundur që të sigurojnë një numër të konsiderueshëm votash.
Në një intervistë për Radar.al, Arizaj shprehet se mbetet e pakuptimë që një njeri komplet i ri në këtë drejtim të marrë mbi 30 mijë vota.
Ai shton se këta të rinj akoma nuk kanë takuar në jetë 30 mijë veta jo më të sigurojnë aq vota.
Arizaj: Të hedhësh emra për deputet, duhet që ata të kenë sadopak kontribut. Jo hajt se do e bëjmë deputet këtë. Të marrë një I ri jo më pak se 50 mijë vota për mua është e pakuptimtë. Këta pa qenë këngëtarë, pa qenë artistë, humorist, njeri publik. Kjo është politoka e kryetarëve që pas 2008.
Përgatiti Radar.al


