Detaje të reja kanë dalë në pah nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë.
Radar.al ka arritur të sigurojë foton e 35-vjeçarit Armand Spahiu, tregtar shumice i fruta perimeve, i cili u plagos aksidentalisht gjatë atentatit.
Spahiu ndodhej në vendin dhe kohën e gabuar kur breshëria e kallashnikovëve u zbraz mbi Kevin Hajrulla, 29-vjeçarin i cili dyshohet se ishte shënjestër e atentatit.
Burimet bëjnë me dije se ndaj tij u qëllua me 30 plumba dhe si pasojë i riu ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërsa Spahiu fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë tre, ashtu si dhe në atentatet e tjera mafioze pas krimit dogjën në fshatin Panaja të Vlorës makinën me të cilën lëviznin.
Makina ishte me targa të vjedhura italiane, ndërsa policia gjeti brenda saj dy armë tip kallashnikov.



