Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Atentati trondit vendin, 30-vjeçari u qëllua me breshëri, ja çfarë u gjet në automjetin e tij

    January 14, 2025

    30-vjeçari Kristian Marku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Vlorë.Deri në këto momente, dyshohet të kenë qenë 3 persona që kanë kryer vrasjen e 30-vjeçarit në bashkëpunim, pra drejtuesi i mjetit “Benz” dhe dy persona që godasin me breshëri plumbash.

    Kristian Marku është vrarë në sheshpushimin te karburanti Novoselë, por mjeti ka ecur për metra me radhë.

    Dyshohet se këtë krim e ka sjellë saga e hakmarrjes mes dy fiseve Reçi dhe Bardhi në Rrëshen të Mirditës.

    Kristian Marku njihej edhe si Kristi Bardhi. Gazetari Ervin Leka tha se dyshohet se i riu u nxor në pritë.

    I zunë pritë në autostradën Vlorë-Fier dhe e vranë, ky është Kristian Marku. Familja hap dyert e mortit

    “Ka rezultuar se Kristi Bardhi pak para se të vritej është nisur nga kryeqyteti drejt Vlorës. Nuk dihej nëse është nxjerrë në pritë. Autorët e ngjarjes mësa duket i kanë ruajtur të gjitha lëvizjet. Autorët e dyshuar e kanë ndjekur për disa kilometra nga pas deri sa i kanë dalë paralel në korsinë e parakalimit duke e qëlluar. Janë gjetur 13 gëzhoja. I riu kishte edhe një të shkuar me precedentë penale, dhe hetimet janë shtrirë edhe sagën e hakmarrjes.

    Shihet si ekzekutim në shenjë hakmarrje, por ende mbetet për të vërtetuar. Në automjet është gjetur edhe një celular, nuk ka pasur armë. Pas zbërthimit të telefonit mund të cilësohet nëse ka pasur apo jo të bëjë me një hakmarrje, dhe nëse mund të ketë pasur komunikimin apo t’i jetë bërë ndonjë pritë”, tha ndër të tjera gazetari.

    Zgjimi i një hakmarrje të fjetur, saga e vrasjeve të Rrëshenit. Kristian Marku, nip i Martin Bardhit të vrarë në 2023

    Kristian Marku u vra për hakmarrje/ Zbulohet përplasja midis dy familjeve në Rrëshen, mori pjesë në atentatin ndaj Saimir Reçit

    Kristi Bardhi kristian marku Rreshen
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.