Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zv.kryeministrja Koçiu: Investimi prej 4 mld eurosh në Zvërnec do të krijojë vende pune dhe do ta kthejë Shqipërinë në kampione të turizmit në Mesdhe

    Pas një periudhe të gjatë me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Arratisja e Daut Lazes/ Policia shpërblim 10 mijë euro për gjetjen e tij: Vuan nga “çrregullimi psikopatik i pa specifikuar”

    February 4, 2025
    Arratisja e Daut Lazes/ Policia shpërblim 10 mijë euro për gjetjen e tij: Vuan nga "çrregullimi psikopatik i pa specifikuar”
    Daut Laze

    TIRANË– Ditën e sotme Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku ofron 10 mijë euro shpërblim për çdo njeri që ofron informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e Daut Lazes, i cili është arratisur nga burgu i Shënkollit një natë më parë.

    Bazuar në deklaratën e policisë, Daut Laze paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkohet ndihma e qytetarëve për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË SË SHTETIT:

    Policia e Shtetit
    Menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor, Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit, shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për gjetjen e tij.
    Sqarojmë se shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.
    49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij.
    Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit.
    Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi. Qytetarët mund të njoftojnë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit dhe në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve./Radar.al 

     

    Arratiset nga burgu i Shënkollit një i dënuar (EMRI)

     

    Daut Laze Policia per arrestimin e daut lazes policia shpërblim 10 mijë euro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zv.kryeministrja Koçiu: Investimi prej 4 mld eurosh në Zvërnec do të krijojë vende pune dhe do ta kthejë Shqipërinë në kampione të turizmit në Mesdhe

    June 4, 2026

    Pas një periudhe të gjatë me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

    June 4, 2026

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    June 4, 2026

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.