Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama flet nga Mali i Zi: Projekti që u refuzua në Shqipëri po shkëlqen këtu, nuk do ta humbasim më trenin e historisë

    Zv.kryeministrja Koçiu: Investimi prej 4 mld eurosh në Zvërnec do të krijojë vende pune dhe do ta kthejë Shqipërinë në kampione të turizmit në Mesdhe

    Pas një periudhe të gjatë me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Abuzim me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e TOB Abigeila Voshtina. E hodhi në gjyq edhe ish banori i BBVA

    December 13, 2024
    Abigeila Voshtina

    Në krye të Teatrit të Operas dhe Balettit, TOB, nuk është më në detyrë drejtoresha Abigeila Voshtina.

    Burimet kanë konfirmuar për Radar.al se Voshtina është shkarkuar nga detyra që mbante në krye të TOB, ditët e fundit.

    Gjithçka ka ardhur sipas burimeve pas kontrolleve që ka ushtruar në këtë institucion Krimi Ekonomik dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

    Mësohet se KLSH ka gjetur parregullsi në financat e institucionit që ajo drejtonte, duke ngritur dyshime për abuzim financiar.

    Pas kontrollit dhe raportit të KLSH-së, mësohet se rasti i abuzimit me financat e “Operas” është marrë në dorë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

    Voshtina, është njëkohësisht edhe e deleguara e Partisë Socialiste, në Njësinë nr:5, në kryeqytet.

    Vendimi i qeverisë

    Ka qenë zv.Kryeministrja Belinda Balluku, që drejtonte mbledhjen e Qeverisë e cila e ka firmosur sot shkarkimin nga detyra të Voshtina. Në vendim nuk jepen arsyet e shkarkimit.

    “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
    Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.

    Gjyqi nga tenori Armaldo Kllogjeri

    Kujtojmë që Voshtina ka qenë në krye të TOB që nga viti 2016.

    Mandati i saj aktual ishte kontestuar nga shumë artistë, por kryeministri Edi Rama vendosi t’ia besonte edhe një mandat të tretë Voshtinës.

    Abigeila Voshtina është akuzuar shpesh nga artistë të shumtë për emërime nepotike, shkeljet dhe abuzime financiare etj.

    Një zë që e ka akuzuar është edhe ish banori i Big Brother Vip Albania Armaldo Kllogjeri i cili e ka hedhur në gjyq TOB, teksa zbuloi se Teatri i Operas dhe Baletit e hoqi nga puna pa mbaruar aventurën në BBVA.

    “Po ja ku po ja u them sot: kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big-u më hoqi nga puna në mënyrë të rrufeshme, pa iu dridhur qerpikut fare, pa menduar që ky person ka kontribuar 20 vjet dhe teatri pa vënë llogjikën në punë më lë në rrugë me dy fëmijë, me nuse shtatzënë dhe një vajzë të mitur. Është e pabesueshme, por jua them që ta besoni. Megjithatë unë kam lënë drejtësinë e cila do të marrë vendimin e duhur për rastin tim”, thotë Armaldo në videon e publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”.

    abigeila voshtina armaldo kllogjeri shkarkohet drejtoresha e tob
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama flet nga Mali i Zi: Projekti që u refuzua në Shqipëri po shkëlqen këtu, nuk do ta humbasim më trenin e historisë

    June 4, 2026

    Zv.kryeministrja Koçiu: Investimi prej 4 mld eurosh në Zvërnec do të krijojë vende pune dhe do ta kthejë Shqipërinë në kampione të turizmit në Mesdhe

    June 4, 2026

    Pas një periudhe të gjatë me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

    June 4, 2026

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.