Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lajm i mirë për të rinjtë, hapen grante deri në 10 mijë euro për projekte rinore

    Stresi flet për Cllevion: Nuk e kam të lehtë, kemi qenë shokë të ngushtë, sot jemi në pole të ndryshme

    Tarantino sulmon Hollywood-in pas pandemisë: Një fabrikë sallami pa shije

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama flet nga Mali i Zi: Projekti që u refuzua në Shqipëri po shkëlqen këtu, nuk do ta humbasim më trenin e historisë

    June 4, 2026

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Mali i Zi lidhur me debatin për investimin e parashikuar në Zvërnec, në një kohë kur përpara Kryeministrisë po zhvillohej një protestë kundër projektit.

    Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga kompleksi turistik Porto Montenegro, Rama tha se ndodhej rastësisht në një projekt që, sipas tij, fillimisht ishte menduar për Shqipërinë, por përfundoi duke u realizuar në vendin fqinj.

    “LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA”, shkroi kreu i qeverisë krahas videos.

    Duke iu referuar mundësive të humbura për zhvillimin e turizmit dhe investimeve strategjike, Rama përdori një metaforë sportive për të krahasuar situatën me atë që ndodhi me projektin në Mal të Zi.

    “O çuna goca, na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti”, u shpreh ai.

    Kryeministri theksoi se Shqipëria nuk duhet të humbasë më mundësi të ngjashme zhvillimi, duke shtuar se kundërshtimet ndaj investimeve të mëdha nuk duhet të pengojnë realizimin e projekteve strategjike.

    “Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”, deklaroi Rama.

    Reagimi i tij vjen në një moment kur projekti i investimit në Zvërnec ka nxitur debate dhe kundërshti nga grupe ambientalistësh dhe qytetarësh, ndërsa qeveria e konsideron atë një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit dhe transformimin e ofertës turistike të vendit.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lajm i mirë për të rinjtë, hapen grante deri në 10 mijë euro për projekte rinore

    June 4, 2026

    Stresi flet për Cllevion: Nuk e kam të lehtë, kemi qenë shokë të ngushtë, sot jemi në pole të ndryshme

    June 4, 2026

    Tarantino sulmon Hollywood-in pas pandemisë: Një fabrikë sallami pa shije

    June 4, 2026

    GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg Erio Zejnon, i përfshirë në organizimin e atentateve ndaj dy të “fortëve” të Vlorës

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.