Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “UBT s’është fshati Corleone”/ Rama: Shkova si lyps në Universitetin e BOKU-t, rektori më shihte si UFO

    February 26, 2025
    "UBT s'është fshati Corleone”/ Rama: Shkova si lyps në Universitetin e BOKU-t, rektori më shihte si UFO
    Kryeministri Edi Rama

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga Kryesia e Kuvendit ka komentuar masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK për staf dhe pedagogë të të Bujqësorit, duke u shprehur se forcat speciale shkuan në UBT “a thua se u fut në fshatin e Corleone”.

    Kreu i qeverisë u shpreh se me lëshimin e masave të sigurisë iu dha shqelmi, sipas tij, marrëveshjes së arritur me Universitetin e Bujqësorit.

    “Të marrësh 24 masa dhe ti japësh shqelmin një marrëveshje të bërë duke shkuar unë atje personalisht si lyps në shkallët e Universitet të Bokut të Vjenës ku më shihte rektori si UFO, 150-160 vite Universitet je i pari kryeministër që vjen këtu dhe nuk e di çfarë kërkon.”-u shpreh Rama.

    FJALA E RAMËS: 

    Po tani që Amerika ka dalë nga rreshti për arsyet e veta, kush është garanti për drejtësinë e re? Vetëm PS askush tjetër. Ne nuk mund të themi s’ka problem le të torturohen njerëz të pafajshëm sepse neve na duhet të kapim të fajshmit sepse ka një postulatë. Më mirë 10 të fajshëm jashtë se 1 i pafajshëm në burg. Të marrësh 24 masa dhe ti japësh shqelmin një marrëveshje të bërë duke shkuar unë atje personalisht si lyps në shkallët e Universitet të Bokut të Vjenës ku më shihte rektori si UFO, 150-160 vite Universitet je i pari kryeministër që vjen këtu dhe nuk e di çfarë kërkon. Për t’ju lutur hajdeni në Shqipëri, hajde ta bëjmë një Universitet austriak, dua që në 2-30 ta kemi Universitetin tonë një Universitet të gjithë rajonit ku të vijnë të marrin diplomën austriak sepse nuk na vjen njeri të studiojë për agronom. Si i shpjegohet austriakëve që një forcë speciale futet në Universitet dhe merr 24 masa sigurie për paraburgim, arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje a thua se u fut në fshatin e Corleones, këto 24-34-44 u bën Prokuroria Antimafia në Itali, por në një Universitet? Kur e pyeta rektorin për çfarë shume bëhet fjalë, tha për nën 300 mln të vjetra, pastaj pashë që është edhe më shumë. Dy vite ka ai që ka lënë celularin në SPAK nuk ia kthejnë, nuk është fare person nën hetim, I ka dhënë letrën për tu bërë rektor, mund të dalë në edhe ai fajtor në fund, problemi është se nuk mund të nisemi nga ideja se çdo person është i fajshëm dhe duhet të provojë pafajësinë e vet./Radar.al

    Rama në mbrojte të rektorit të UBT: Nuk është person nën hetim! Para se të kandidonte, i ka dërguar një shkresë SPAK

     

    Edi rama SPAK lëshoi 24 masa arresti për zyrtarët e UBT ubt
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    June 5, 2026

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

    June 5, 2026

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    June 5, 2026

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.