TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë pjesë në dëgjesën në Kryesinë e Kuvendit, ku Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës ka folur mbi 24 masat e arrestit të lëshuara nga SPAK për zyrtarë të UBT.
Numri një i qeverisë i ka dalë në mbrojtje rektorit duke deklaruar se ai ka dërgur një shkresë SPAK-ut para se të kandidonte për këtë post.
“Mbase është e nevojshme të nënvizohet një fakt që kur kemi folur unë jam siguruar që së pari ju nuk jeni një person nën hetim. Ne nuk bëjmë dëgjesa me persona në hetim. Është mirë ta dinë të gjithë se para se ju të kandidoni për rektor i keni drejtuar një letër SPAK ku i keni kërkuar të sqarojë nëse ky kandidim do kishte ndonjë pengesë dhe përgjigja ka qenë për ju që mund të vazhdoni të kandidoni dhe e treta të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi shumë i madh në këtë rast nuk lidhet me faktet apo me fajësinë apo pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në kthesë historike dhe që e ka të ardhmen në partneritet strategjik në një prej universiteteve të vjetra të botës.”-deklaron Rama./Radar.al


