GJERMANI– Autoritetet e drejtësisë në Gjermani kanë arrestuar 28-vjeçarin nga Afganistani pas një sulmi me thikë në një park të Aschaffenburg, Kujtojmë se nga sulmi mbetën të vrarë dy persona përfshirë një fëmijë të vogël.
I dyshuari u ndalua në vendin e ngjarjes në parkun Schoental, një kopsht i stilit anglez në qytetin bavarez ku sulmi ndodhi rreth orës 11:45 të mëngjesit lokal.
Dy viktimat janë një 41-vjeçar dhe një djalë dy-vjeçar, ndërsa dy të tjer janë plagosur rëndë po marrin trajtim spitalor.
Bazuar në njoftimet e policisë nuk kishte të dhëna për të dyshuar të tjerë dhe nuk kishte rrezik për publikun.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka reaguar përmes një deklarate për sulmin e ndodhur.
“Jam shumë i tronditur nga ky sulm. Ky është një akt terrorist dhe qeveria jonë do të marrë masa për të parandaluar këto ngjarje”. tha Scholz./Radar.al
Mes personave që humbën jetën nga sulmi në Gjermani edhe një fëmijë


