TIRANË– Shtetasi Kevin Hajrulla i cili i mbijetoi atentatit të mirëorganizuar në Vlorë, është në në një gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa sëfundmi ka dhënë shpjegime për grupin e hetuesit.
“Nuk shoqërohem me Inezin. Ndodh që takohemi në raste familjare.”- mësohet të ketë rrëfyer i plagosuri.
Tashmë Hajrulla ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar pasi ka bërë 3 ndërhyrje kirurgjikale. Kujtojmë se Inez Hajrulla deri më tani nuk është pyetur nga grupi hetimor, për shkak se sipas sistemit TIMS ai rezulton se është jashtë vendit. Grupi i Inez Hajrullës është në përplasje me disa grupe të tjera.
Sherrin më të fortë e ka me Bernard Sinomatin, nipi i të cilit Gëzim Sinomati u ekzekutua dhjetorin e 2023 me snajper në distancë. Vrasja e Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit i njohur si “Buzëderri”, ende nuk është zbardhur. Ndërkohë pas atentatit të Vlorës, ku mbeti i plagosur Kevin Hajrulla dhe një person tjetër, në Tiranë u tentua ekzekutimi i Bernard Sinomatit./Radar.al
LEXO EDHE: ATENTATI NDAJ Kevin Hajrullasë


