Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Atentati me dron në ballkonin e katit të 9, ‘zhduken’ vëllai i “Buzëderrit” dhe e dashura e tij. Policia dyshon se ka lidhje me plagosjen e Kevin Hajrulla

    December 25, 2024
    Bernard Sinomati/ Kevin Hajrulla

    Pak ditë më parë një shpërthim i fortë me tritol, u regjistrua në një apartament në katin e 9-të të një pallati në Tiranë. Policia tha se sulmi u krye përmes një droni.

    Pjesë teknike të tij janë gjetur nga hetuesit në ballkonin e apartamentit dhe poshtë pallatit.

    Apartamenti është në pronësi të shtetasit, Albert Thoma, i cili ia kishte lëshuar me qira shtetases Elena Arëza, që prej muajit korrik të këtij viti.

    Kjo e fundit është bashkëjetuesja e “të fortit” të Vlorës, Bernard Sinomati dhe apartamenti frekuentohej nga ky i fundit.

    Dyshohet se Elena Arëza dhe Bernard Sinomati ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit dhe janë larguar vetëm pak minuta më pas.

    Në qëndër të sulmit të këtij atentati me dron, dyshohet se ishte i riu Bernard Sinomati, i cili u ka shpëtuar edhe dy herë të tjera sulmeve me tritol dhe armë.

    Tashmë ngjarja e rëndë është rregjistruar në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Shkatërim i pronës me eksploziv”.

    Sipas Ora News, në hetime është përfshirë edhe mundësia e lidhjes së kësaj ngjarje me atentatin që ju bë me armë rreth një javë më parë Kevin Hajrullës, mikut të familjes së Inez Hajrulla. kjo edhe për shkak të konflikteve të mëparshme mes tyre.

    Atentati ndaj 30-vjeçarit Kevin Hajrulla u regjistrua më 18 Dhjetor në qytetin e Vlorës, i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke mbetur i plagosur rëndë. Në atë ngjarje deri tani Policia ka mbledhur vetëm gëzhojat dhe makinën e djegur të autorëve.

    Deri më tani grupi hetimor ka marrë në pyetje vetëm pronarin e apartamentin, shtetasin Albert Thoma, i cili ka deklaruar se banesën e kishte dhënë me qira përmes një agjencie imobiliare.

    “Kontratën e kemi lidhur në korrik 2024 dhe banesën tonë e ka marre me qira një çift. Nuk dimë asgjë për ta dhe nëse kanë apo jo probleme”, ka deklarua ai.

    Grupi i hetimit ka kërkuar të marrë dhe dëshminë e shtetases Elena Arëza, por ajo është larguar jashtë vendit. “Jam jashtë Shqipërisë”, mësohet se ka thënë ajo për hetuesit.

    Gjithashtu, kërkesa për t’u marrë në pyetje i është përcjellë edhe Bernard Sinomatit në banesën e tij në Vlorë, por deri më tani, ai nuk është përgjigjur ende dhe nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

    Kujtojmë se kanë qenë banorët e pallatit në rrugën “Sadik Petrela” ata që telefonuan Policinë, pasi u tronditën nga shpërthimi i fuqishëm me tritol. Kur efektivët shkuan në vendin e ngjarjes, derën e gjetën të mbyllur dhe e hapën me forcë, ku konstatuan xhamin dhe vetratat e ballkonit të dëmtuara nga shpërthimi.

    Bernard Sinomati është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtarit të bandës së “Gaxhait”, i njohur ndryshe me nofkën “Buzëderri”.

    Mbrëmjen e 7 Janarit, Bernard Sinomatit i vranë në Vlorë nipin me snajper (djali i Sokolit), Gëzim Sinomatin, vetëm 23 vjeç, ngjarje ende e pazabardhur.

    Në momentin kur u qëllua, i riu ndodhej në ballkon duke pirë cigare, teksa brenda apartamentit dyshohej se ndodhej Bernard Sinomati.

    Viktima sapo ishte kthyer nga Blegjika, teksa nuk njihej për precedent penal dhe dyshohet se në atë atentat qitësin mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër, pasi mund të kenl dashur të vrasin pikërisht Bernard Sinomatin.

    Gjithashtu, në Janar të vitit 2022, Bernard Sinomatit i vendosën edhe tritol në automjetin e tij të parkuar në qytetin e Vlorës.

    Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar për armëmbajtje pa leje, si dhe është i dënuar në Belgjikë.

    atentat me dron me tritol Bernard Sinomati buzederri kevin hajrulla
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    June 26, 2026

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    June 26, 2026

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    June 26, 2026

    Rekord i ri klimatik në Gjermani, temperaturat arrijnë nivele historike

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.