Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    K*kainë dhe armë, misteret e ngjarjes që tronditi zonën e Astirit në Tiranë

    January 9, 2025

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e pazakontë në Tiranë, ku një vajzë kërkoi ndihmë në zonën e Astirit me pretendimin se është dhunuar. Gazetarja e A2 CNN Xhensila Kodra raporton se në tavolinën e banesës ngjitur me atë ku u gjet Sajma Qordja, policia ka gjetur dy armë zjarri pistoletë dhe mbetje kokaine.

    Alarmi për pengmarrje dhe ushtrim dhu*e në Astir, policia tregon gjendjen e vajzës që kërkoi ndihmë

    “I dashuri i vajzës ka marrë banesën me qira ditore. Ndërkohë pronari i banesës ka edhe një hyrje tjetër ngjitur me këtë banesë. I dashuri i vajzës më pas ka marrë me qira edhe hyrjen tjetër. Policia kishte informacion se në këtë banesë kishte armë zjarri. Sot efektivët kanë ndërhyrë në banesën e dytë ku kanë gjetur dy armë zjarri në tavolinë dhe shenja kokaine”, raporton gazetarja.

    Përkrahëse e Ramës, tepër aktive në Tik Tok. Çfarë dihet deri tani për vajzën që alarmoi Astirin sot

    Sipas saj banesa ka qenë thuajse e shkatërruar. Kur efektivët kanë trokitur në banesën tjetër, që ishte e reja, ajo ka filluar të bërtasë dhe është kyçur brenda dhe ka lajmëruar policinë, pasi ka menduar se personat në fjalë do e dhuronin, shton gazetarja.

    Nga të dhënat e para mësohet se vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    Foto/ Kush është vajza që alarmoi policinë dhe Astirin, njoftoi se ishte dh*nuar më pas u ngujua në apartament

    Në vendngjarje ishte edhe babai dhe daja i saj, të cilët po negocionin me vajzën bashkë me negociatorin e RENEA-s, për të hapur derën. Sipas të atit, vajza është rrëmbyer dhe ajo vuan nga depresioni. Pas disa përpjekjesh, një efektiv arriti të futej në banesë nga ballkoni, ndërsa mësohet se e reja është qetësuar.

    Ngjarja në Astir/ Vajza gjendet e vetme në banesë. RENEA gjen 2 a*më, e reja e rënduar psikologjikisht

    Sipas burimeve të A2 CNN, armët po këqyren nga ekspertët e kriminalistikës. Apartamenti ku u gjetën armët dhe ai ku qëndronte vajza mësohet se ishin marrë me qira nga i dashuri i saj. Sipas informacioneve që policia ka arritur të sigurojë deri në këto momente, dyshohet se në banesë kanë qenë disa djem, të cilët mendohet se janë larguar para se vajza të mbyllte derën.

    Njoftim i Policisë Tiranë

    Informacion shtesë

    Vajza përjetoi momente tmerri, disa persona e dh*nuan në derë të shtëpisë. Policia: Është kyçur, nuk pranon të dalë

    Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:

    Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

    Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

    Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

    Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.

    Astir Përkrahëse e Ramës sajma qordja tepër aktive në Tik Tok. Çfarë dihet deri tani për vajzën që alarmoi Astirin sot
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.