TIRANË– Kanë dalë detaje të reja në lidhje me ngjarjen në Astir, që “ngriti këmbë” RENEA-n. Burimet bëjnë me dije se vajza është gjendur e vetme në banesë.
RENEA ka gjetur armë në apartamentin brenda së cilit ndodhej vajza me iniciale S.Q.. Bëhet me dije se vajza gjendet në gjendje të rënduar psikologjike, por nuk janë evidentuarshenja dhune.
Gjithashtu mësohet se apartamenti ishte i marrë me qera, por në emër të personave të tjerë dhe jo në emër të vajzës.
Ndërkohë burime nga vendngjarja bëjnë me dije se vajza nuk ka pranuar të hapë derën e apartamentit pavarësisht bashkëpunimit me familjarët, gjë që çoi forcat RENEA të hyjnë nga dritarja./Radar.al
Ngjarja në Astir/ Detaje: RENEA futet në apartamentin e vajzës nga dritarja


