Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet ku disa persona mendohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetasje.
Buriemt bëjnë me dije se shtetasja në fjalë është frikësuar nga ngjarja e ndodhur dhe është izoluar në shtëpi.
Për rrjedhojë policia negocion që të kontaktojnë fizikisht me vajzën.
Njoftimi
Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.


