Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zv.kryeministrja Koçiu: Investimi prej 4 mld eurosh në Zvërnec do të krijojë vende pune dhe do ta kthejë Shqipërinë në kampione të turizmit në Mesdhe

    Pas një periudhe të gjatë me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Aksidenti në punë i mori jetën 61-vjeçarit, por pronari bëri veprimin rrëqethës. E zbulon Policia

    November 25, 2024
    Detaje shokuese nga ngjarja në Tropojë/ Autori dhe viktima shokë prej shumë kohësh

    Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë, më 23 nëntor në Kurbin, ku një 61-vjeçar me inicialet F.H humbi jetën pasi është rrëzuar nga lartësia gjatë kohës që po punonte.

    Sot, policia bën me dije se nga hetimet dyshohet se shtetasi F. H. u rrëzua si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në subjektin në pronësi të një 53-vjeçari dhe vëllait të tij.

    Sot, Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim, K. Ll., 53 vjeç, banues në Fushë Mamurras.

    Ndërkohë mbeten në kërkim një nga vëllezërit dhe drejtuesi teknik për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

    Gjithashtu, dyshohet se shtetasi K. Ll. ka hequr pajisjen DVR të kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti. Pajisja DVR u gjet nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e bashkëpronarit të subjektit, si dhe të drejtuesit teknik të tij.

    Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

    Në vijim të informacionit të dhënë më datë 23.11.2024, se gjatë punës në një subjekt në Skuraj, ishte rrëzuar nga lartësia, shtetasi F. H., i cili si pasojë humbi jetën, në spital, ju bëjmë me dije se si rezultat i kontrolleve, Komisariati i Policisë Kurbin kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim, K. Ll., 53 vjeç, banues në Fushë Mamurras.

    Nga hetimet dyshohet se shtetasi F. H. u rrëzua si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në subjektin në pronësi të 53-vjeçarit dhe vëllait të tij.

    Gjithashtu, dyshohet se shtetasi K. Ll. ka hequr pajisjen DVR të kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti. Pajisja DVR u gjet nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e bashkëpronarit të subjektit, si dhe të drejtuesit teknik të tij.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Kurbin pronari ra nga lartesia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zv.kryeministrja Koçiu: Investimi prej 4 mld eurosh në Zvërnec do të krijojë vende pune dhe do ta kthejë Shqipërinë në kampione të turizmit në Mesdhe

    June 4, 2026

    Pas një periudhe të gjatë me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

    June 4, 2026

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    June 4, 2026

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.