Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Thikë me dy presa”/ Rama për sigurinë ushqimore: Kush nuk është përgatitur rrezikon falimentimin

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    E bija shoqe me Martin Canin/ Aktori zbulon detaje: U panë sy më sy, ja pse nisi sherri mes djemve

    November 21, 2024
    E bija shoqe me Martin Canin/ Aktori zbulon detaje: Ja pse nisi sherri mes djemve

    Marshimi për Martin Canin ditën e sotme përveç kërkesave për përmirësimin e sigurisë në shkolla ishte e mbushur dhe me plot mesazhe të ndryshme.

    Mesazhi i prindërve të tij dhe situata e krijuar me pjesëmarrjen e tezes të të ndjerit në protestë, e cila më pas humbi dhe ndjenjat, rrëqethën mbarë opinionin publik.

    Aktori i njohur Hervin Çuli, i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” u shpreh se ishte sot pjesë e protestës, e cila sipas tij u bë pis nga mesazhe politike të folësve në fund.

    Ai u shpreh se bija e tij ishte shoqe klase me viktimën, duke theksuar tronditjen e saj dhe të shokëve të klasës së Martinit.

    “Isha i pranishëm në një pjesë të protestës, kur degjeneroi në mesazhe politike u largova. Mendoj se ka ardhur koha për protesta masive paqësore, nuk ka nevojë të jepen mesazhe politike.
    Vajza ime shoqe klase me Martinin. Momentet e para kur erdhi në shtëpi nuk e kuptova, nuk e dinte që kishte ndërruar jetë, ishte e tronditur dhe tha një shokun tim e kanë goditur. Nuk ia vara shumë por më vonë kuptova që kisha bërë gabim dhe kuptova tronditjen e saj dhe shokëve të saj. Kuptova sa shumë e donin atë djalë.
    Të jesh prind qenka gjë e vështirë, diçka tjetër nga ajo që mendojmë ne në thjeshtësinë e përditshme.
    Është e vështir të jesh sot prind në botë, aq më tepër në Shqipëri.
    Protesta sot u bë pis nga ata që folën e dhanë mesazhe politike”, tha ai.

    Çuli tregonedhe momente nga konflikti midis të miturve, të cilën ia ka rrëfyer e bija.

    “Sot më rrëfeu se gjithçka ka ndodhur për një shikim. Viktima ka qenë tek dera e shkollës, ia ka rrëfyer vetë vajzës. Autori ka qenë në një lokal, kanë parë në sy, Martini i ka thënë që e kishte inatin me një ndeshje të humbur një ditë më parë dhe ka sharë nën dhëmbë por nuk e ka pasur me autorin. Aty pastaj janë konfliktuar. Të hënën Martini më pas ka shkuar në klasë dhe e ka diskutuar me shokët por askush nuk e ka pritur që situata të shkojë deri këtu. Ka pasur drogim ose paramendim, që mendoj se paramendimi është më i frikshëm”, tha ai.

    LEXO EDHE:

    I mori jetën Martin Canit/ Juristët e zbulojnë: Mario Përlleshi rrezikon të dënohet me…

    aktori zbulon detaje E bija shoqe me Martin Canin sherri mes djemve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Thikë me dy presa”/ Rama për sigurinë ushqimore: Kush nuk është përgatitur rrezikon falimentimin

    April 21, 2026

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    April 21, 2026

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    April 21, 2026

    Porositi vr*sjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm!

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.