Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, pritet takimi me Mitsotakis

    Goditet grupi që shiste drogëra të forta në Berat, arrestohen 3 persona

    Digjet një automjet në Kukës, preken edhe dy të tjera pranë saj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I mori jetën Martin Canit/ Juristët e zbulojnë: Mario Përlleshi rrezikon të dënohet me…

    November 21, 2024
    I mori jetën Martin Canit/ Juristët e zbulojnë: Ja çfarë pritet të ndodhë me Mario Përlleshin

    15-vjeçari që i mori jetën bashkëmoshatarit të tij, Martin Canit pak metra larg shkollës Fan Noli mund të dënohet me 17 vite burg, nëse akuzat ndaj tij nuk rikualifikohen nga prokuroria.

    “Në momentin që një i mitur nga mosha 14 deri në 18 vjeç kryen krime, e para përjashtohet nga burgimi i përjetshëm dhe e dyta merr gjysmën e maksimumit të dënimit që është 17 vite burgim” u shpreh avokati  Arbër Hoxha.

    “Po të ishte një i rritur do të shkonte përtej burgimit të përjetshëm. Sanksioni duhet të jetë i ashpër, jo vetëm për rastin konkret, pasi do ndodhin ngjarje të rënda. Mund të na ndodhë në masë, është një fenomen që duhet goditur. Është e tmerrshme të të ikë një fëmijë, nuk kam fjalë. Këtu jeta e njeriut është bërë pa vlerë. Kur ikën një fëmijë 14 vjeç më mjet prerës, është tronditëse dhe alarmante”, tha avokati Saimir Vishaj.

    Avokati më tej sqaron se si funksionon Kodi Penal për të miturit që janë autorë të krimeve.

    “Kodi Penal sanksionon që mosha për përgjegjësinë penale është 16 vjeç për kundravajtjet penale dhe 14 vjeç për krimet. Është e rëndësishme që ditën që është kryer vepra penale, personi duhet të ketë mbushur 14 vjeç, pra 14 vjeç e një ditë. Në momentin që është nën 14 vjeç nuk mban përgjegjësi penale, por sipas drejtësisë penale për të miturit, pavarësisht se nuk mban përgjegjësi penale, do të çohet në një Institut të rehabilitimit”, tha avokati Hoxha.

    Megjithatë dy juristët, Saimir Vishaj dhe Arbër Hoxha nuk bien dakord për uljen e kufirit moshor për dënimin e të miturve.

    “Duhen ndryshime në kodin penal. Nëse do të shohim në aspektin teorik penal Greqinë, është ulur mosha. Nëse ne e kemi 14 vjeç, mosha për përgjegjësinë penale është 12 vjeç, sepse ka evoluuar koha, aktualisht 12, 13 apo 14 vjeçarët kanë një mendje tjetër, 10 vjet apo vite të tëra, nga një brez në tjetrin, evoluon koha”, tha avokati Vishaj.

    “Jo, nuk duhet ulur pragu moshor, ky është një institut tashmë 300 vjeçar, është një institute që e njeh gjithë sistemi romano-gjermanik. Por duhet bërë një punë më bindëse dhe politikat penale nuk duhet të jenë kaq të ashpra, se jo domosdoshmërisht politika penale sjell ulje të kriminalitetit”, tha avokati Hoxha.

    Nëse ndaj autorit të krimit të rëndë, Mario Përlleshi, gjykata vendos arrest në burg, atëherë ai do të shkojë në Institutin e të Miturve në Kavajë, në seksionin e paraburgimit derisa të njihet me vendimin përfundimtar.

     

    cfare do te ndodhe Mario Perlleshi Vrasja e Martin Canit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, pritet takimi me Mitsotakis

    April 21, 2026

    Goditet grupi që shiste drogëra të forta në Berat, arrestohen 3 persona

    April 21, 2026

    Digjet një automjet në Kukës, preken edhe dy të tjera pranë saj

    April 21, 2026

    Pse shënjestrimi i “ekonomisë në hije” e godet Iranin aty ku i dhemb më së shumti

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.