Qindra qytetarë, prindër e adoleshënte morën pjesë në protestën që u zhvillua ditën e sotme për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.
Nëpër rrjet ka qarkulluar një video e cila ka shkaktuar goxha zhurmë.
Në vide shfaqet një grua nga brenda godinës së Ministrisë së Arsimit e cila u aludua se u ka bërë shenja protestuesve.
Referuar gjesteve të saj u aludua se është lënë të kuptohet se protestueve iu kërkua që të mbyllin protestën.
Por akoma nuk është zbuluar nëse ky ishte një provokim apo situate në fjalë është keqkuptuar.


