Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim i fuqishëm në Mamaj të Tepelenë/ Dy të rinj në gjendje kritike, transportohen me urgjencë drejt Tiranës

    “Thikë me dy presa”/ Rama për sigurinë ushqimore: Kush nuk është përgatitur rrezikon falimentimin

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    April 21, 2026

    TIRANË– Prej disa ditësh në rrjetet sociale qarkullojnë disa video, ku shfaqen gra të veshura, të cilat sipas denoncimeve ato u afrohen fëmijëve të mitur.

    Kjo situatë ka alarmuar prindërit, duke shprehur shqetësimet e tyre, ndërsa mesditën e sotme reagoi Policia e Shtetit duke thënë se gratë janë shoqëruar dhe pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kanë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve.

    Reagim i Policisë së Shtetit:

    Duke marrë shkas nga një lajmin i publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej se disa gra të mbuluara komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit nisën menjëherë me iniciativë, verifikimet dhe hetimet përkatëse.

    Si rezultat i veprimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i dy shtetaseve që shfaqen në videon e publikuar.

    Shtetaset, me inicialet M. G. dhe A. G., u shoqëruan më datë 21.04.2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

    Nga verifikimet e deritanishme rezulton se këto shtetase janë me shtetësi iraniane dhe janë të pajisura me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, për arsye humanitare.

    Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, nuk ka rezultuar që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve.

    Policia e Shtetit garanton qytetarët se, në këtë rast, nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e të miturve.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme./Radar.al

    https://www.facebook.com/share/p/1HPq2yPFNK

    Gratë me shami shtetësi iraniane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim i fuqishëm në Mamaj të Tepelenë/ Dy të rinj në gjendje kritike, transportohen me urgjencë drejt Tiranës

    April 21, 2026

    “Thikë me dy presa”/ Rama për sigurinë ushqimore: Kush nuk është përgatitur rrezikon falimentimin

    April 21, 2026

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    April 21, 2026

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.