Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të huajt shpenzuan më shumë se 1 mld euro në Shqipëri për tremujorin e parë

    Garë në bursë: Anthropic dhe OpenAI marrin vrull

    Zbulohet një call center mashtrimi/ Arrestohen 4 persona dhe procedohen 49 punonjës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    April 21, 2026

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka theksuar nevojën për të shmangur neglizhencën në procesin e përmbushjes së standardeve për integrimin evropian.

    Rama gjatë fjalës së tij në një aktivitet të zhvilluar me operatorët e biznesit ushqimor, Rama u shpreh se i druhet qasjes së vonesave dhe mentalitetit “ka kohë”, duke nënvizuar se procesi drejt Bashkimi Evropian kërkon përgatitje të detajuar dhe zbatim hap pas hapi.

    “Unë i trembem neglizhencës alla-shqiptarçe ‘se ka kohë’. I tremben asaj idesë që hajde se do ja gjejmë edhe rrugën BE sesi t’ja rrëshqasim topin në për shalë. Prandaj duhet filluar që sot, me një plan gradual dhe me dije të plotë se çfarë duhet bërë hap pas hapi.”-deklaroi kryeministri.

    Shefi i qeverisë deklaroi se kontrollet shtetërore nuk do të kenë karakter ndëshkues, por do të shërbejnë si mbështetje për bizneset.

    Sipas tij, është hartuar një strategji që synon të informojë dhe orientojë sipërmarrjet për përmirësimin e standardeve, përmes një procesi të vazhdueshëm monitorimi dhe këshillimi.

    “Kontrollet janë të vlefshme për t’ju ndihmuar ju. Prandaj kemi bërë edhe një strategji, që nuk do jenë kontrolle ndëshkimi, por një mision kombëtar për një nga hallkat e ekonomisë sonë që të gjithë njerëzit që janë në këtë hallkë të dobët të marrin një informacion të plotë se ku ndodhen. Kontrollet do të lënë porosi për tu zbatuar dhe pastaj do të rikthehen për të parë zbatimin. Kontrollet duhet të jenë mbrojtëse të interesit publike, por edhe mbështetëse të çdo sipërmarrje që nuk është duke shkelur ligjin, por ka nevojë të rrisë standardet. Kapacitetet tona laboratorike duhet të përforcohen për tu gjendur pranë dhe për të qenë të mirëorganizuara në terren.”– tha Rama.

    Rama pranoi gjithashtu se pikat e kontrollit kufitar mbeten një hallkë e dobët: Pikat e kontrollit kufitar janë një pikë e dobët, të cilën do ta adresojmë për të lehtësuar dhe për të zhdërvjelltësuar shtetin në kryerjen e detyrës pa u bërë pengesë dhe mur në kufijtë e vendit./Radar.al

    BE rama siguria ushqimore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të huajt shpenzuan më shumë se 1 mld euro në Shqipëri për tremujorin e parë

    June 11, 2026

    Garë në bursë: Anthropic dhe OpenAI marrin vrull

    June 11, 2026

    Zbulohet një call center mashtrimi/ Arrestohen 4 persona dhe procedohen 49 punonjës

    June 11, 2026

    Vendimi që do lumturojë futbollistët shqiptarë, FIFA ndryshon në mënyrë drastike rregullat e merkatos dhe i bën më të pasur

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.