Flutura dhe Bashkim Basha ishin dy të pafajshmit të cilët e pësuan nga ngjarja fatale e ndodhur në Shkodër, ditën e djeshme.
66-vjeçarja që mbeti viktimë ishte nëna e 3 fëmijëve, e cila në momentin kur u realizua atentati, po kthehej nga puna së bashku me bashkëshortin e saj, Bashkimin, i cili vijon luftën me jetën në spital.
Radar.al ka arritur të sigurojë foton e çiftit të pafajshëm që e pësuan gabimisht.



