Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    April 18, 2026
    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    Shqetësimi që ka paraqitur vazhdimisht presidenti serb Aleksandar Vuçiç lidhur me marrëveshjen e sigurisë së vulosur kohë më parë mes saj, Shqipërisë dhe Kosovës, nuk e bind aspak Kroacinë.

    Ministria kroate e mbrojtjes përcolli hapur bindjen e saj se marrëveshja trepalëshe po keqinterpretohet qëllimisht nga Beogradi. Zyrtarët e Zagrebit kanë theksuar se ministri Ivan Anushic e ka sqaruar se dokumenti nuk ka të bëjë me aktivitete luftarake, por shërben si një kornizë bashkëpunimi teknik, shkëmbim dijesh dhe koordinim mes industrive të mbrojtjes për stabilitetin rajonal.

    Në deklaratën e ministrisë kujtohet gjithashtu pakti i vitit 2010 mes Serbisë dhe Kroacisë, duke vënë në dukje se presidenti serb qëllimisht nuk po e përmend këtë dokument, i cili është më gjithëpërfshirës dhe më i detajuar se deklarata trepalëshe Kroaci-Shqipëri-Kosovë. Ministria sqaroi për mediat në Prishtinë se “aktivitetet e tyre janë të fokusuara thjesht në mbështetjen e rrugës së Shqipërisë dhe Kosovës drejt institucioneve europiane dhe transatlantike.”

    Ajo theksoi gjithashtu se Kroacia, si anëtare sovrane e NATO-s dhe BE-së, ndjek politikën e saj të pavarur dhe mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit transparent rajonal. Sa i përket paralajmërimeve të Vuçic për armatosje të mëtejshme të Serbisë, Ivan Anushic e ka bërë të qartë se vend i tij nuk shqetësohet aspak nga të tilla deklarata.

    Sipas marrëveshjes së nënshkruar në mars të vitit 2025, Shqipëria-Kosova-Kroacia do të bashkëpunojnë në 4 fusha kryesore: promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.

    Pakti i mbrojtjes  thotë se të tre shtetet do të bashkëpunojnë për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, ndërkohë Serbia e konsideron atë një “aleancë ushtarake kundër Serbëve”.

    Ministria kroate e mbrojtjes presidenti serb Aleksandar Vuçiç
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.