Gjatë ditës së sotme Gjykata e Elbasanit vendosi të shtyjë për në datën 11 nëntor 2024 në orën 13: 00 seancën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici bëri rekurs nga burgu Gjykatës së Elbasanit.
Ai pretendon se ka probleme shëndetësore, ndërkohë që burimet na bjënë me dije se Gjici vuan nga sëmundje kardiovaskulare dhe diabeti.
Përgjatë kërkesës së tij, ish-kryebashkiaku i Kukësit, pretendon se e vuajti dënimin në masën ¾, duke renditur dhe një sërë shkaqesh të tjera si shëndeti jo i mirë dhe arsye familjare.
Bëhet me dije se aktualisht Gjici qëndron i shtruar në ambientet e një spitali, ndërsa është në pyetje të marrjes në shqyrtim të kërkesës së tij për t’u liruar me kusht.


