Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak.
Bogdani ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë, kur ka shfaqur shqetësime.
“Kam probleme me frymëmarrjen”, iu është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen e më pas u largua në drejtim të tualetit.
Por pasi u vonua, miqtë e tij të shqetësuar shkuan në tualet hapën derën me forcë.
Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Më pas kanë lajmëruar ambulancën, por sipas dëshmitarëve është vonuar.
Gerti Bogdani ka marrë ndihmën e parë mjekësore në ambulancë dhe më pas në QSUT, por nuk arriti që të mbijetojë.


