Një ngjarje e papritur ka ndodhur në kryeqytet ku ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani mësohet se pësoi arrest kardiak.
Burimet bëjnë me dije se ish-deputeti ka pësuar arrest kardiak në hotel Rogner në Tiranë.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen dhe janë nisur me urgjencë në QSUT.
Bogdani ndodhet në gjendje të rëndë, sipas burimit ka mbërritur në ambientet spitalore me puls 0 e për rrjedhojë ndodhet në intubim.


