Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    Një 19-vjeçare shqiptare, e identifikuar si Myrto, u gjet e pajetë në një park në Greqi, ndërsa mediat greke kanë zbardhur detaje të reja mbi momentet e fundit para vdekjes së saj dhe mënyrën si ajo u braktis nga tre të arrestuarit.

    Sipas hetimeve dhe pamjeve të siguruara nga policia greke (ELAS), si dhe dëshmisë së një prej të ndaluarve, e reja kishte konsumuar kokainë në një apartament Airbnb ku ndodhej me të arrestuarit. Pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, në vend që të njoftonin shërbimet e emergjencës, të dyshuarit dyshohet se kanë vendosur ta largonin nga vendi i ngjarjes.

    Në dëshmi për autoritetet, njëri prej të arrestuarve ka pranuar se situata doli jashtë kontrollit pas përdorimit të lëndëve narkotike, ndërsa ka treguar se fillimisht ishte menduar thirrja e ambulancës, por më pas kjo ide është kundërshtuar nga dy të tjerët.

    Sipas tij, ata kanë vendosur ta nxirrnin vajzën nga apartamenti dhe ta linin në një shesh publik, duke u justifikuar se “do të thoshin se e kishin gjetur në rrugë”. Në pamjet filmike, viktima shihet duke u transportuar pa ndjenja nga një prej të arrestuarve.

    Mësohet se njëri prej tyre është kthyer më pas në ambientet e akomodimit për të pastruar gjurmët dhe për të zhdukur provat, ndërsa telefoni i viktimës dyshohet se është marrë dhe fshehur në një dyqan.

    Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje në orët e para të mëngjesit, 19-vjeçarja u gjet pa shenja jete dhe pa lëndime të jashtme të dukshme, ndërsa autorët fillimisht tentuan të paraqiteshin si kalimtarë të rastësishëm.

    Njëri prej të arrestuarve ka deklaruar se vajza kishte kërkuar vetë të konsumonte kokainë dhe se droga ishte siguruar përmes një personi të tretë, i cili gjithashtu është marrë në pyetje nga autoritetet.

    Ai ka shtuar se gjendja e saj u përkeqësua papritur dhe se ata nuk e kuptuan seriozitetin e situatës, por prokuroria greke thekson se veprimet e tyre pas incidentit – braktisja dhe fshehja e gjurmëve – janë elementë që rëndojnë akuzën.

    Tre të arrestuarit përballen me akuza të rënda, përfshirë vrasje me dashje me mosveprim, si dhe posedim dhe përdorim të lëndëve narkotike, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rolin e secilit në ngjarje.

    19-vjeçare greqi shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.