TIRANË– Ka humbur jetën si shkak i një arresti kardiak, ish-deputeti i PD-së Gerti Bogdani, në moshën 44-vjeçare.
Ai u dërgua me urgjencë vetëm pak minuta më parë në QSUT, ku u vendos menjëherë në intubim, por pavarësisht se ka marrë në kohë ndihmën e nevojshme mjekësore nuk ka mundur të shpëtojë.
Bogdani gjendej në Hotel Rogner në Kryeqytet, në momentin kur ka pësuar arrestin kardiak.
Ndërkohë deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen dhe janë nisur me urgjencë në QSUT.
NJOFTIMI:
Tiranë
Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


