Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Seanca e dytë plenare/ Zbardhet rendi i ditës, PD kërkon interpelancë me Ramën

    September 11, 2024
    Seanca e dytë plenare/ Zbardhet rendi i ditës, PD kërkon interpelancë me Ramën

    Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e nesërme në orën 10:00, në seancën e dytë plenare që me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

    Sipas rendit të ditës, seanca do të nisë fillimisht me interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD, Gazment Bardhi, kërkuar nga ky i fundit.

    Interpelanca zbulohet se ka të bëjë me dyshimet për transportin e mbetjeve të rrezikshme, toksike, të nisura nga Porti i Durrësit, drejt Kinës dhe Tajlandës.

    Po ashtu, në rend dite është parashikuar dhe një interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku, e kërkuar nga një grup deputetësh të PD, për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”, në lidhje me bllokimin e aksesit të qytetarëve që banojnë në zonat pranë.

    Një pikë tjetër e rëndësishme e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës, për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit.

    Rendi i ditës

    PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 12.9.2024, ORA 10:00

    Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 2 shtator 20 shtator 2024,

    URDHEROJ:

    1. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.9.2024, ora 10:00.
    2. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
    3. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.9.2024.
    4. Njoftime.
    5. Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Gazment Bardhi.
    6. Interpelancë urgjente me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, zonjën Belinda Balluku, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
    7. Akti normativ nr. 2, datë 1.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 123/2014 “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë”.
    8. Akti normativ nr. 3, datë 28.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2023 “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar.
    9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi) për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë.
    10. Projektligji “Për ratifikimin e letrës së pjesëmarrjes së Këshillit të Ministrave
      të Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për Qendrën Evropiane të
      Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride”.
    11. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”, të ndryshuar.
    12. Projektligji “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
    13. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”.
    14. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
    15. Projektvendimi “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.
    16. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

    III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

    interpelance rendi i dites seanca e dyte plenare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

    June 5, 2026

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    June 5, 2026

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026

    Denoncimi/ Avokati “vjedh” 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.