TIRANË– Në seanca e ardhshme parlamentare pritet të ketë debate të forta e të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, që u mbajt paraditën e kësaj të marte është diskutuar pikërisht edhe për këtë seancë, pasi janë ta parashikuara edhe dy interpelanca. Njëra prej të cilave me kryeministrin Edi Rama për mbetjet toksike.
Kujtojmë që kjo interpelancë urgjente është kërkuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Nga ana tjetër Niko Peleshi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, tha se sipas axhendës, kryeministri Rama me shumë mundësi do të jetë i pranishëm.
Peleshi deklaroi se rregullorja e lejon që kjo kompetencë t’i kalohet edhe ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.


