Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa nga orët e mesditës deri në pasdite priten vranësira të pakta dhe kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, herë pas here, ajo do të arrijë deri në 17 m/s.


