Që prej ardhjes së Spaletit te Juventusi, vetëm Interi (37) ka grumbulluar më shumë pikë në Serinë A sesa bardhezinjtë (30).
“Zonja e Vjetër”, ka lënë pas Milanin me 29 pikë, edhe pse kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Në të njëjtën periudhë, vetëm zikaltrit (30) kanë shënuar më shumë gola se bardhezinjtë (27).
Këto shifra konfirmojnë rritjen e ndjeshme të Juventusit nën drejtimin e trajnerit të ri. Forma dhe efikasiteti ofensiv po e kthejnë Juventusin në një nga skuadrat më të suksesshe të momentit në Serinë A./PanoramaSport


