Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vrasja e efektivit Enea Mekolli, gjykata lë në burg Violand Braçellarin

    Gjendet i pajetë ish-drejtuesi i Gardës së Republikës, Flamur Kolmarku

    Rama kritikon komentuesit në rrjete sociale: Ndalni gjuhën e urrejtjes, mësoni nga modeli i Camargue

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rrëfimi mes lotësh i gruas së Astrit Kalasë: E prisja për t’i treguar këpucët e reja… taksisti më tha që kanë vr*rë një gjyqtar

    January 26, 2026

    TIRANË– Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka tronditur rëndë të gjithë opinionin publik. Në një intervistë për Mira Kazhanin ka folur bashkëshortja e tij, Valbona Kalaja.

    Ishte ditë si gjithë të tjerat, ai u nis për në gjykatë e Valbona tek mjeku për kontroll rutinë.

    Kështu e nis rrëfimin e saj në podkastin “Zë me Mirën” të gazetares Mira Kazhani, Valbona Kalaja, bashkëshortja e gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje me 3 plumba në sallën e Gjykatës së Apelit.

    Ndërsa Valbona atë ditë të hëne e priste në shtëpi për t’i treguar për këpucët e reja që kishte blerë pasi eko i kishte dalë me sukses, Astriti ndërroi jetë.

    Asnjë prej miqve e kolegëve nuk guxoi t’ia jepte lajmin, të gjithë e telefonuan, por përfunduan duke i mbyllur telefonin.

    Teksa dëgjonte fjalinë “kanë vrarë një gjyqtar” nga taksisti që po e dërgonte për në spital, Valbona dinte vetëm që bashkëshorti i saj ishte plagosur.

    E çuditshme për të, ishte sesi sot asgjë nuk i duket më e zakonshme nga ajo e hënë. Me lot në sy Valbona tregon sesi momentin e fundit kur u ndanë, Astriti kishte një qasje ndryshe, tregon për kafen e fundit e sesi e përcolli për në punë.

    “Atë ditë isha pushim dhe gjithë ditën e kisha vizita nëpër mjekë. Kisha një javë që kisha një bindje të brendshme që do të kisha një problem me gjirin. Atë ditë ia shfaqa. Po nuk paska qenë për mua ajo bindje. Ne pinim kafen e mëngjesit bashkë. Kemi pasur një marrëdhënie që dhe kur e përcjellja.. atë ditë u kthye karshi meje i rregullova vetullat që të shkonte si i bukur në punë. Kur u ndamë, kishte një çantë të madhe që e mbante me dosje, mos shko me biçikletë. Eko më doli mirë deri kur më ra telefoni në 15:38. Prisja të vinte ai në shtëpi që ti tregoja se kam blerë këto këpucët se më doli ekoja mirë. Më vjen një mesazh “Valbonë si je?’ një koleg në punë. Në atë moment më merr dhe një tjetër koleg. Të gjithë e kishin marrë vesh, unë jo. Askush nuk ma tha në telefon. E mora Astritin dhe nuk ma hapi. Një koleg i Astritit më tha që është plagosur. Mora taksi dhe taksisti po i thonte nipit që kanë vrarë një gjyqtar.”- rrëfen Valbona Kalaja në podkastin për Mira Kazhanin.

    Mbrëmjen e 5 tetorit, Valbonës i është fiksuar një dosje e madhe që Astriti kishte në duar. Nuk është e sigurt nëse është ajo që u bë shkak për t’i marrë dhe jetën, por tregon se lëshoi pluhur kur Astriti e mbylli për ta futur në çantë.

    “Kishte një çantë të madhe që e mbante me dosje, kurrë nuk do ta harroj atë dosje. Zakonisht dosjet civile janë të trasha, dhe kjo ishte e fundit që mbylli. Ndoshta s’ka qenë kjo dosje dhe kur e mbylli, dosja lëshoi dhe si pluhur vetë.”- tha Valbona.

    Kalaja ishte ndër ata gjyqtarë, që nuk janë shumë, të cilët arritën të kalonin vetingun. Atëherë shumë të lumtur, por sot Valbona do të dëshironte që Astriti të mos ishte më në detyrë, me dëshirën për të qenë akoma në jetë./Radar.al

    Astrit Kalaja Mira Kazhani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vrasja e efektivit Enea Mekolli, gjykata lë në burg Violand Braçellarin

    June 7, 2026

    Gjendet i pajetë ish-drejtuesi i Gardës së Republikës, Flamur Kolmarku

    June 7, 2026

    Rama kritikon komentuesit në rrjete sociale: Ndalni gjuhën e urrejtjes, mësoni nga modeli i Camargue

    June 7, 2026

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.