MAQELLARË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Maqellarë të Dibrës, ku një 26-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.
Bazuar në informacionet paraprake, dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Shtetësja e cila ka marrë plagë të rënda është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti në familje./Radar.al
Stresi i papunësisë pas universitetit bën që i riu të pl*gos nënën. 48-vjeçarja drejtoreshë shkolle


