MAQELLARË– Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në pasditen e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 26-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë nënën e tij në banesë.
I riu i identifikuar si L.S., mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.
Sipas burimeve pranë familjes, ai përballej prej kohësh me stres të lartë dhe mbyllje në vetvete, çka dyshohet se ka çuar edhe në sulmin ndaj nënës.
Nëna e tij, 50-vjeçarja me iniciale N.S., e cila raportohet se është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, është goditur shtatë herë me mjet prerës dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Ndërkohë familjarët dhe fqinjët janë tronditur nga ngjarja, ndërsa forcat e rendit kanë shoqëruar autorin dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e incidentit./Radar.al


