Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në zonën e Laknasit, në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. V., 20 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi L. G., 48 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me rastin.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin fatal.


