Ditën e sotme Ministria e Jashtme e Izraelit ka urdhëruar mbylljen e të gjitha misioneve diplomatike dhe pezullimin e shërbimeve konsullore në mbarë botën, përfshirë këtu dhe ambasadën në Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi të bërë në faqen zyrtare, mësohet gjithashtu se janë pezulluar dhe fluturimet e linjës Tianë-Tel Aviv.
Vendimi në fjalë u mor mënjeherë pas sulmeve që Izraeli hapi ditën e sotme ndaj Iranit.
Njoftimi i ambasadës:
Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në mbarë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen. Një formular online është i disponueshëm për izraelitët jashtë vendit për të raportuar vendndodhjen dhe statusin e tyre aktual.
Ju lutemi plotësojeni atë për të ndihmuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të qëndrojë e përditësuar. Në rast emergjence ose fatkeqësie, kontaktoni menjëherë Dhomën e Situatave të Ministrisë.
Kontrolloni rekomandimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për vendin ku ndodheni aktualisht, si dhe udhëzimet e përgjithshme të sigurisë për izraelitët jashtë vendit:
- Shmangni shfaqjen e simboleve hebraike ose izraelite në hapësirat publike.
- Përmbahuni nga postimi i detajeve të identifikueshme në lidhje me vendndodhjen tuaj ose planet e udhëtimit në mediat sociale.
- Shmangni pjesëmarrjen në tubime ose ngjarje të mëdha që lidhen me Izraelin ose komunitetet hebraike.
- Bashkëpunoni me forcat lokale të sigurisë dhe ndiqni udhëzimet e tyre menjëherë nëse ekspozoheni ndaj aktivitetit armiqësor.
- Qëndroni shumë vigjilentë në vendet publike.
- Në rast emergjence, kontaktoni misionin në vendin e rezidencës duke përdorur numrat e emergjencës që shfaqen në faqen “Na Kontaktoni”.
LEXO EDHE:
Vuçiç nuk pyet për Federatë: Ndeshjet me Shqipërinë dhe Anglinë nuk do të luhen në Beograd
Vserlo nuk ka të ndalur. Thumbon Gjestin: Mos bli më klikime (FOTO)
10 minutat e vonesës i shpëtuan jetën, flet studentja që humbi avionin “Air India”


