Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë në zonën e Burnias, pranë Kalamatës në Greqi, gjatë orëve të pasdites.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt. Ai punonte në një fermë blegtorale në zonë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim pronarin grek të fermës ku punonte viktima, i cili nuk është gjetur në banesë dhe konsiderohet person me interes për hetimet.


