Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, zhvilloi një ceremoni përkujtimore pranë memorialit të Batalionit të Forcave Speciale, në nder të katër ushtarëve të vrarë në Vejcë gjatë konfliktit të vitit 2001.
Megjithatë, aktiviteti ka ngjallur reagime për shkak të përmbajtjes së memorialit, ku shqiptarët e përfshirë në atë konflikt etiketohen si “terroristë”. Ky formulim konsiderohet problematik, duke qenë se përplasjet e vitit 2001 patën viktima në të dyja palët.
Gjuha e përdorur në memorial shihet si në kundërshtim me frymën e Marrëveshja e Ohrit, e cila synonte tejkalimin e konfliktit dhe ndërtimin e një të ardhmeje mbi bazën e bashkëjetesës dhe paqes.
Në një reagim publik, Misajlovski theksoi rëndësinë e kujtimit të ushtarëve të rënë, duke përmendur se sakrifica e tyre mbetet pjesë e përhershme e kujtesës kolektive dhe një thirrje për të respektuar dhe mbrojtur shtetin.


