Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, së fundmi ka kundërshtuar vendimin e federatës e cila vendosi që ndeshjet kulifikuese me Anglinë dhe Shqipërinë, Serbia t’i luajë në stadiumin e Beogradit.
Mirëpo Vuçiç nuk e ka aprovuar këtë gjë dhe së fundmi ka theksuar se nuk duhet të ishte ndryshuar stadiumi. Sipas tij ndeshjet duhet të ishin zhvilluar në Leskovac.
“Federata e Futbollit dhe të tjerët nuk arrijnë të përballojnë as 5 minuta presion nga Ambasada Angleze apo palë të tjera, që kërkuan zhvillimin e ndeshjes në Beograd. Pas dy ditëve presion, ata ndryshuan stadiumin, edhe pse ishte vendosur të luhej në Leskovac. Njerëzit e Leskovacit nuk kanë më pak vlerë se ata në Beograd. Madje, mendoj që edhe pse do të vijë Anglia, në stadiumin Marakana do të ketë vetëm 300 tifozë, sepse Beogradi nuk do t’ia dijë”, tha presidenti serb.
Më tej presidenti i Serbisë bëri me dije se nuk i ishte përgjigjur të paktën dhjetë kërkesave nga ambasadat, për ndryshimin e qytetit të ndeshjes.
LEXO EDHE:
10 minutat e vonesës i shpëtuan jetën, flet studentja që humbi avionin “Air India”
Vserlo nuk ka të ndalur. Thumbon Gjestin: Mos bli më klikime (FOTO)
Sulmet ndaj Iranit. Anulohen fluturimet e linjës Tiranë-Tel Aviv


