Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Emocione në Ferma VIP, fëmijët e DJ Bujakës vrapojnë drejt Mozës

    Ek*ekutohet me armë gjahu shqiptari në Greqi, zhduket punëdhënësi grek

    Vlora Energy Hub merr jetë, nënshkruhet marrëveshja për furnizimin me LNG

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Vlora Energy Hub merr jetë, nënshkruhet marrëveshja për furnizimin me LNG

    April 28, 2026

    Është nënshkruar Memorandumi për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës, së bashku me një marrëveshje kuadër për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror (LNG), duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve energjetike dhe rritjes së pavarësisë energjetike të vendit. Ky bashkëpunim realizohet në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe në koordinim me Greqinë.

    Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Kakaraçi, ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, si dhe e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

    Siguria energjetike vijon të jetë në fokus të politikave qeveritare, me synimin për të garantuar stabilitet dhe qëndrueshmëri afatgjatë. Në këtë kuadër, forcimi i partneritetit strategjik me SHBA-në konsiderohet thelbësor për ndërtimin e një sistemi energjetik të besueshëm dhe të diversifikuar.

    Projekti “Vlora Energy Hub” parashikon modernizimin e TEC-it ekzistues në Vlorë, ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese, zhvillimin e infrastrukturës për LNG dhe integrimin me rrjetin kombëtar të gazit. Synimi kryesor është rritja e prodhimit vendas, fuqizimi i pavarësisë energjetike dhe pozicionimi i Shqipërisë si një nyje e rëndësishme energjetike në rajon. Një komponent kyç i projektit është sigurimi i furnizimit afatgjatë me LNG nga SHBA, duke nisur nga viti 2030.

    Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2030, Shqipëria të shndërrohet në një eksportues neto të energjisë, duke e bërë këtë një nga objektivat strategjikë më të rëndësishëm.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Emocione në Ferma VIP, fëmijët e DJ Bujakës vrapojnë drejt Mozës

    April 28, 2026

    Ek*ekutohet me armë gjahu shqiptari në Greqi, zhduket punëdhënësi grek

    April 28, 2026

    Vlora Energy Hub merr jetë, nënshkruhet marrëveshja për furnizimin me LNG

    April 28, 2026

    Skizofrenia: Dy shenja të hershme që nuk duhen neglizhuar

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.