Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm i rremë në Pentagon/ Evakuimet dhe bllokimi i kateve rezultuan masë paraprake, nuk u gjet kërcënim real

    Spanjë/ Çifti britanik braktis tre fëmijët për festë, foshnja 6-muajshe rezulton pozitive për k*kainë

    Trump përshkallëzon retorikën për Iranin, por shfaq rezerva për ndërhyrje të reja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Çuan me dashje në falimentim 7 fasoneri/ 4 të arrestuar, sekuestrohen 12 llogari bankare

    June 4, 2025
    Çuan me dashje në falimentim 7 fasoneri/ Arrestohen 4 persona, sekuestrohen 7 subjekte dhe 12 llogari bankare

    ELBASAN– “Blutë” e Elbasanit kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion të rëndësishëm kundër krimeve ekonomike.

    Operacioni i koduar “Bankrupt” çoi në ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj 4 shtetasve, të akuzuar për falimentim të qëllimshëm të disa bizneseve fason, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

    Bazuar në njoftimin zyrtar, 3 prej të arrestuarve, përfshirë një shtetas italian, janë ndaluar me masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa një tjetër është vendosur në “arrest shtëpie”.

    NJOFTIMI I POLICISË: 

    Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankrupt”.

    Çuan me dashje në falimentim, 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, ekzekutohen masa sigurie për 4 shtetas.
    Njëri nga të akuzuarit, shtetas italian, u kap në PKK Rinas, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

    Gjithashtu, vihet sekuestro konservative mbi 7 subjektet dhe 12 llogari bankare të tyre.

    Në kuadër të operacionit “Bankrupt”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Elbasanit, dhënë më datë 02.06.2025, për:
    -caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për:
    shtetasin A. K., 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë;
    shtetasin italian G. L., 60 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë;
    shtetasen Z. K., 27 vjeçe, të tre me detyrë administratorë subjektesh;
    -caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. S., 31 vjeçe, me profesion ekonomiste, të katërt për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falimentimi i provokuar”, “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
    -vënien e sekuestros preventive mbi 7 subjekte (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të tyre.

    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për çuarjen në gjendje falimenti, 7 fasoneri, për të shmangur taksat dhe tatimet.

    Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Çmimet e biletave në ‘stratosferë’, 1500 euro për të parë Shqipëri-Serbi në stadium

    4 te arrestuar 7 fasoneri sekuestrohen 12 llogari bankare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm i rremë në Pentagon/ Evakuimet dhe bllokimi i kateve rezultuan masë paraprake, nuk u gjet kërcënim real

    June 11, 2026

    Spanjë/ Çifti britanik braktis tre fëmijët për festë, foshnja 6-muajshe rezulton pozitive për k*kainë

    June 11, 2026

    Trump përshkallëzon retorikën për Iranin, por shfaq rezerva për ndërhyrje të reja

    June 11, 2026

    Alarm sigurie në Pentagon/ Evakuohen disa kate pas sinjalit për substanca të rrezikshme në ajër

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.