LEZHË-Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të diele teksa na ndajnë vetëm 7 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit ka zhvilluar mitingun e rradhës në Lezhë.
Në fjalën e tij shefi i qeverisë është shprehur se populli e di që çdo ndryshim do ta sjellë vetëm Partia Socialiste.
FJALA E RAMËS:
Kush e ka marrë vesh nga këneta që PBB në 3 mandatet tona është rritur dy herë e gjysëm. Pse populli pavarësisht çmendojnë këta, na mbështet shumë. Sepse vlera është në realitetin e Shqipërisë, është në xhepat e popullit, është në arkën e kompanive. Pse do na vinin njerëzit nga prapa nëse do e kishim gjet Shqipërinë këtu dhe do e kishim çuar këtu. Populli e di që çdo ndryshim e sjellim ne.
Çdo ndryshim për keq është kur ti lë këtë punë dhe hidhesh në kënetë. Isha në ishullin e Lezhës, vizitova shtëpinë e vjetër. S’mund të thuash meqë këtu s’janë bërë ca gjëra, ti duhet të lësh këtë punë dhe të vijnë ata që deshën me e djeg. Kur njeriu i ka sytë top, është më i verbër se dikush që nuk i ka sytë. Kush i ka sytë, s’do me pa, është qorr absolut. Kush është nga veshët top, dhe do të dëgjojë këngën e bufit përnotë, është më shurdh nga shurdhi./Radar.al
Nga pro*titucioni tek kr*mi/ Policia e Fierit bën bilancin e muajit Prill, 617 të arrestuar
Romancë, puthje dhe një unazë/ Gigi Hadid konfirmon për herë të parë lidhjen me…
“Unë nuk i bullizoj, të pyesin veten pse u dhemb satira”, Rama: Gjatë takimeve bufin e fusin në hije
“Bufi rri dhe ha miletin e vet”/ Rama: Dash Sulën, gjel detin e Peqinit nuk e sheh gjëkundi
“Lumë kritikash në Itali”/ Fëmijët katolikë “detyrohen” të falen në xhaminë e shqiptarëve


