ITALI– Në Italinë fqinje vizita e fëmijëve dhe mësuesve të një çerdheje famullitare “Santa Maria delle Vittorie di Ponte della Priula’ në xhaminë e qendrës kulturore islamike Emanet në Susegana, ka ngjallur shumë polemika. Pamjet e nxënësve të vegjël që luten, përpara një imami kanë shkaktuar një lumë kritikash.
“Imazhet e fëmijëve të sjellë brenda një xhamie, të detyruar të gjunjëzohen në drejtim të Mekës dhe të luten përpara një imami, të trazojnë gjakun”, deklaroi Alberto Villanova, kreu i grupit Liga – Liga Veneta në këshillin rajonal.
Më tej ai thekson rëndësinë e dialogut ndërfetar, edhe Giovanni Zorzi, sekretari provincial i PD-së, nuk i fsheh hutimet: Personalisht, do të kisha zgjedhur forma më laike për të adresuar mesazhin e duhur të paqes.
Më 30 prill, grupi u prit nga Imami maqedon Avnija Nurceski në strukturën në Via Caduti.
“Ishte një përvojë vërtet emocionale – mund ta lexoni në një shënim të postuar në rrjetet sociale nga shkolla . Ne hoqëm këpucët, mësuesit vendosën një vello dhe hymë në një dhomë të madhe ku në dysheme kishte një qilim të madh të kuq me disa vija të bardha ku qëndrohet për t’u lutur. Falënderime të përzemërta për imamin që hapi dyert e xhamisë dhe na priti me respekt, miqësi dhe entuziazëm“, thuhet në reagim.
Nurceski shpjegoi se shkolla kishte shprehur dëshirën për t’u njohur me qendrën Emanet.
“Të gjitha familjet e fëmijëve të përfshirë ishin informuar më parë për iniciativën dhe kishin nënshkruar autorizimin e daljes, duke e mirëpritur atë me shumë entuziazëm – thonë ata – edhe për shkak të përvojave të shumta kulturore që kanë jetuar tashmë, siç është ndarja e vakteve dhe leximi i përrallave në gjuhë të ndryshme”. “Fëmijët myslimanë kur shkojnë në një udhëtim me shkollën, ata vijnë dhe gjithmonë shkojnë të vizitojnë të gjitha kishat dhe mendoj se është e drejtë kështu, duke marrë parasysh edhe trashëgiminë e madhe artistike dhe kulturore të pranishme në kishat italiane.”-deklaroi ai.
Kjo xhami frekuentohet më së shumti nga shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, dhe aty shpesh mbajnë ligjërata imamë shqiptarë po nga RMV./Radar.al
Erdhi nga Amerika/ Policia ndalon kandidatin e Partisë Demokratike në Fier
“S’vdes njeri për bukë”/ Berisha: Brenda 100 ditëve nxjerrim çdokënd nga varfëria ekstreme
Shoqërimi i kandidatit të PD, Policia e Fierit zbulon detaje mbi ngjarjen


