MIRDITË– Kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme ishte në Mirditë për takimin e radhës elektoral në një kohë që na ndajnë edhe vetëm 7 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Në fjalën e tij Berisha ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama për deklaratat që ai ka bërë se nuk vdes njeri për bukë.
“17 mln euro unaza, 1 km në Unazën e Tiranës. Paratë e rrogave tuaja, pensioneve i kaloi në rrugë për ti vjedhur. Ku i çoi tjetër? 130 mln euro, djegësi i Tiranës. Nuk ka një tullë në themele. 120 mln euro ja mori Beketi sepse nuk duronte kritikat e tv së tij dhe e përzuri. 21 mln euro avion në dizpozicion. 5 mln kopshti i Edenit që nuk e ka as mbreti i Anglisë, as Shtëpia e Bardhë, e bleu Rama për sytë e tij. Kjo është mënyra si i përzuri Rama shqiptarët nga Shqipëria. Jo vetëm kaq. Kanë një pandjeshmëri absolute ndaj jush si qytetarë. Dëgjoni çthotë, nuk vdes kush urie këtu. Ju kujtohet se në atë kohë thoshin se nuk vdes kush urie. E rikthyen atë term. Këtu është puna që duhet të jetojnë normal njerëzit. Duhen të ndjehen të përfillur. Çdo shqiptar paguan 4-fishin për kujdesin shëndetësor më shumë se bukën. Shpenzojnë duke blerë ilaçet e Vilma Nushit. Një shoqëri skuqet që lejon vëllezërit dhe motrat e veta të pamjekuar. E bëjnë ata që vjedhin shqiptarët, ata që vjedhin shqiptarët urrejnë shqiptarët. Ndaj dhe ne sjellim para shqiptarëve programin e Shqipërisë Madhështore. Ky program është një mision për të nxjerrë çdo shqiptar brenda 100 ditëve nga varfëria ekstreme. Është një mision për ti dhënë çdo shqiptari një mundësi të re. Për të ngritur Mirditën dhe Shqipërinë në madhështinë e vet.”-deklaroi Berisha./Radar.al
Shoqërimi i kandidatit demokrat/ Bardhi i tensionuar në Komisariatin e Fierit
Shoqërimi i kandidatit të PD, Policia e Fierit zbulon detaje mbi ngjarjen


